Wednesday, August 17, 2022
HomeSportSonte finalja e madhe e Euro2016

Sonte finalja e madhe e Euro2016

-

Sot në mbrëmje ne oren 21:00 do te luhet finalja e madhe e kampionatit europian mes Frances dhe Portugalise. Gjelat, organizatore te këtij turneu janë favorite ne letër, per te fituar trofeun e trete evropian, pas atyre ne 1984 dhe ne vitin 2000, ndërsa luzitanet duan te thyejnë mallkimin e një trofeu te madh qe i mungon kaq shume, sidomos te asaj finaleje te humbur ne 2004 ne shtëpinë e tyre ndaj Greqisë.Portugezet vijnë ne këtë finale duke qene se kane fituar vetëm 1 here deri tani ne këtë evropian brenda 90 minutave te rregullta dhe përpara kanë një detyre tmerrësisht te vështirë. Ajo qe shqetëson edhe me shume luzitanet është se francezet kane fituar dy here trofetë qe janë luajtur ne shtëpinë e tyre ne 1884 kampionatin evropian dhe kupën e botes ne 1998. Deshamp nuk pritet te beje ndryshime ne formacion ne raport me skuadrën fituese te gjysmëfinales kundër Gjermanisë. Sytë e Francës jane te gjitha te drejtuara tek Pogba dhe Grizhman dy yjet me te mëdhenj te kësaj kombëtare. Deshamp u shpreh i bindur se te besuarit e tij mund te arrijnë nje tjetër sukses historik. Nga ana tjetër, Portugalia mund t’i gëzohet faktit se nuk ka presion aq te madh sa Franca. Skuadra nen drejtimin e Santos është me e balancuar. Spektakli mënjane per te arritur suksese. Vete trajneri portugez tha se do te ishte i lumtur sikur te kthehej ne shtëpi me trofeun, pavarësisht nje loje te keqe. Asnjë problem edhe ne organiken e portugezeve. Rikthehet Uilliam Karvajo nga pezullimi ndërsa Nani dhe Kristiano Ronaldo janë ata qe udhëheqin repartin ofensiv. Ndeshja do te gjykohet nga Mark Clatenburg, i cili drejtoi edhe finalen e Champions League ne kete edicion. Masat e sigurisë jane te jashtëzakonshme. Parisi do te jete i blinduar për këtë finale pasi 5 mije forca policie, do te patrullojnë ne kryeqytet.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts