Nje portier iken dhe nje tjeter vjen. Kjo ka ndodhur brenda pak ditesh tek Vllaznia ku suedezit Niklas Uddenas I eshte dhene lamtumira ndersa vendin e tij ne prove e ka zene Daniel Bozinovski. I pari ka qëndruar vetëm dy ditë në stërvitje dhe kjo i ka mjaftuar stafit teknik per te krijuar nje ide rreth tij. portieri 30- vjeçar nuk ka qene ne nje forme te mire sportive per shkak se prej muajsh nuk ka patur skuader. Por vendin e tij shume shpejt e ka zene nje maqedonas. Behet fjale per Daniel Bozinovski I cili vjen nga ekipi Rabotniçki. 27 vjeçari ka nje karriere mjaft te mire ku se fundi ka luajtur edhe ne kupat e europes. Me heret ai ka veshur bluzat e ekipeve te Sileks dhe Bregalnica ndersa ka qene pjese e kombetares se 19 vjecareve te Maqedonise. Nderkohe ne repartin e mesfushes nje tjeter futbollist ka ardhur ne prove. Kroati Romeo Filipovic ka zhvilluar stervitjen e pare me kuqeblute. 30 vjecari me nje karriere te pasur ne ekipet e dores se dyte europiane por edhe ne skuadrat e kontinenteve te tjera si ne amerike dhe ne azi luan si mesfushor shkaterrues. Kroati I gjate 1 meter e 91 centimeter ndeshjet e fundit I ka zhvilluar me ekipin e Arizones ne Amerike ndersa mund te luaje edhe ne rolin e qendermbrojtesit. Nga drejtuesit e klubit mesohet se lojtare te tjere do te vijne ne prove ne ditet ne vijim dhe per shkak te kontakteve me menaxhere te shumte niveli I tyre pritet te jete edhe me I mire.