Thursday, March 28, 2024
HomeSportVllaznia fiton me nje autogol

Vllaznia fiton me nje autogol

-

Fale nje autogoli Vllaznia ka siguruar fitoren e dyte ne po kaq ndeshje miqesore te zhvilluara ne prag te nisjes se fazes pergatitore. Ndaj Mornarit, kuqeblute e Armando Cungut fituan 0-1, gol qe erdhi vetem ne minuten e 88te nga Malishic I cili shenoi ne porten e tij. Tekniku shkodran e nisi ndeshjen me këtë formacion: Schekiç ne porte, Gocaj, Cicmil, Vrapi, Marku ne mbrojtje ndersa ne mesfushe u aktivizuan Krymi, Bardulla, Kruja, dhe Vecaj. Ne majen e sulmit u provuan dy lojtaret e huaj Roloviç dhe Rakiç. Ne 45 minuteshin e pare formacioni kuqeblu nuk shkelqeu duke mos rrezikur seriozisht porten e vendasve te Tivarit. Tentativat e njepasnjeshme deshtonin perballe mbrojtjes se malazezeve ku edhe dy sulmuesit ne prove deshtuan. Ndërkohë, në pjesën e dytë Cungu I besoi Gurishtes, Pjeshkes, Manukes dhe Tafilit ndersa ne vazhdim aktivizoi edhe Dycen, Erkoçeviç, Pepen, Dibren dhe lushnjari Sula, edhe ky i ardhur për provë. Goli erdhi vetem ne fundit e lojes, kur fale një depërtimi te bukur te Pepës nga e majta, është futur në zonë dhe ka tentuar të pasojë tek Dibra, por ka ndërhyrë mbrojtësi vendas, që në përpjekje për të larguar topin, e ka dërguar atë në rrjetën e portës së tij. Pavarësisht fitores, duhet thënë se loja e ekipit shkodran nuk është ngjitur në lartësinë e duhur. Po ashtu, edhe tre lojtarët e atdhur në provë, portieri Scekiç dhe dy sulmuesit, Roloviç dhe Rakiç nuk kanë bindur dhe pritet që të mos e vazhdojnë më te sterviten.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts