Friday, March 29, 2024
HomeKronikaSekuestrohen 3.3 m/stere lende drusore

Sekuestrohen 3.3 m/stere lende drusore

-

Një 42 vjeçar nga Vau Dejësi është shpallur në kërkim nga policia e Shkodres. Shtetasi më inicialet Sh.Ç nuk ju përgjigj thirrjes së patrullës policore për të ndaluar, kur ky i fundit po udhëtontë nga fshati Mes i Postribës në drejtim të qytetit të Shkodres me mjetin kamion tip Benz me targë AA 385 CI. Menjëherë shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje, dhe automjeti ka hyrë në një rrugë dytësore të fshatit Meselim, Postribë dhe në afërsi të digës së rezervuarit të Shtodrit, drejtuesi i mjetit është larguar duke braktisur mjetin në fjalë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia rezultoi se në karrocerinë e automjetit ishin ngarkuar 3.3 meter/sterë lendë drusore e cila dyshohet se është prerë në menyrë të paligjshme. Pasi u kryen veprimet proçeduriale, lënda drusore u dërgua në pikën e grumbullimit ndërsa policia vijon punën për kapjen e shtetasit që i është larguar shërbimeve policore, duke e shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Për policinë vijon të mbetet shqetësim prerja e paligjshme e pyjeve, ku tentativat nuk mungojnë nga persona të caktuar që shfrytëzojnë kurorën e gjelbërt në malësinë e Dukagjinit. Për këtë qëllim patrullat policore janë vendosur në pikat kyçe, aty ku lidhen këto zona me qytetin e Shkodres.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts