Monday, December 2, 2024
HomeSportShqiperi – Marok ne “Loro Borici”

Shqiperi – Marok ne “Loro Borici”

-

Me rikonstruksionin qe tashme ka perfunduar, “Loro Borici” eshte kthyer ne stadiumin me te rendesishem ne Shqiperi. Nga ky investim madhor do te perfitoje jo vetem Vllaznia por edhe federata shqiptare e futbollit dhe kombetarja shqiptare. Keshtu pasi eshte planifikuar qe ndeshja inaguruese te jete ajo e superkupes mes Kukesit dhe Skenderbeut me 24 Gusht ndersa kuqezinjte te zbresin ne tapetin e “Loro Boricit” me 5 shtator ne perballjen me Maqedonine, FSHF ka bere disa ndryshime. Stadiumi do te perurohet nga kuqezinjte e De Biazit me heret pikerisht me 31Gusht. Federata ka zyrtarizuar zhvillimin e nje miqesoreje me kombetaren e Marokut ne kete date dhe ka percaktuar Shkodren si qytetin mikprites. NE njoftimin e FSHF thuhet se ky takim do ti shërbejë ekipit kombëtar për përgatitjet që do të bëjë për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, ndersa thekson se ndeshja e pare e eleminatoreve do te luhet serish ne Shkoder. Per miqesoren ndaj Marokut, trajneri De Biazi pritet te kete serish te njejtin grup lojtaresh qe perdori ne kampionatin europian por nuk perjashtohen edhe ftesat per disa lojtare te rinj qe nuk paten hapesira per ne France. Nderkohe ne kalendarin e eleminatoreve pas Maqedonise, kuqezinjte do te luajne perballe Lihteshtejnit me 6 Tetor ndersa me 9 Tetor do te jete ndeshja e madhe kunder Spanjes. Kombetarja shqiptare do te jete mikpritese e ketij takimi dhe me te gjitha gjasat ajo do te luhet ne “Loro Borici”. Pra yjet e futbollit boteror si Serxho Ramos, Pike, Buskets, Iniesta apo Morata do te jene per disa kohe ne qytetin e Shkodres.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts