Dorina Garuci shkelqen ne Austri

0
375

Gjithkush e njeh Dorina Garucin Shkodranen me zerin brilliant fituesen e disa konkurseve te kenges per femije. Si Bilbilat e vegjel te Shkodres kendojne apo edhe festivalin e kenges per femije. Pasioni I saj dhe talenti e shtyne qe te regjistrohet ne njerin nga konservatoret me te njohur ne bote ne fushen e Mjuziklit Musik und Kunst Privatuniversität der Stadt Wien . Fale punes dhe talentit qe ne vitin e trete ajo arrin te luaj ne teatrot e ndryshme te Austrise dhe gjermanise. Ku sukseset nuk kane munguar. Dorina Garuci eshte Shqiptarja e pare e cila merr sfiden per tu diplomuar per mjuzikel, madje ajo cilesohet nga komisioni I vleresimit me rezultatet me te larta….

Por diplomimi per Dorina Garucin nis menjehere provat per muzikalin Jakyll and Hyde ne rolin e Lusit nje nga dy rolet kryesore ne shfaqje, Mediat dhe kritika artistike austriake edhe ajo gjermanofone e vlersojne larte talentin e saj dhe realizimin e nje roli, sfidues dhe tw veshtire (Dorina ne interviste….pamje)

Gazeta austriake “Kronen zeitung” nder me te lexuarat ne vend shkruan “Dorina Garuci, stuhi duartrokitjesh mbas performances se pare. Zeri potent dhe fuqi te pashtershme ne skene”. Interesi per Dorina Garucin eshte shume I larte sa qe kane nisur edhe projektet per te ardhmen e saj ne skenat e europes. Lucy eshte kengetare dhe aktore por jeta e sfidon duke e bere qe te punoje ne nje bordello, e duke qene keshtu ylli i mbremjes ne kete ambjent. Deshiron te ece perpara por ne fund gjen vdekjen nga Hyde, protagonisti kryesor mashkull. Ky Musical shquhet per notat dramatike te te aktruarit si dhe muziken plot dinamike dhe rrenqethje. Ne tre shfaqjet e dhena Dorina Garuci eshte cilesuar si yll ne ngritje. E nderkaq ajo eshte e para shqiptare qe arrine kete sukses ne zhanrin e muzikalit, I cili eshte me I veshtiri, per shkak te nevojes per shume pune dhe aftesi te medha interpretative si ne aktrim, kanto dhe ne balet. Dorina Garuci I ka te gjitha.