Mesfushori nga Kosova Ylli Hoxha eshte nje nga perforcimet me cilesore qe ka bere klubi i Vllaznise vitet e fundit. 28 vjecari me nje karriere te pasur ne ligen e Kosoves ate te Finlandes dhe prej vitesh ne Shqiperi do te ndihmoje shume skuadren sidomos ne fazen offensive. Per Hoxhen te luash me Vllaznine eshte nje kenaqesi e vecante pasi ky ekip eshte djepi i futbollit shqiptar.
Ish futbollisti i Kukesit dhe sefundmi i Flamurtarit ka disa probleme fizike por beson se shume shpejt do te kthehet ne maksimumin e tij.
Vitet e kaluara ai ka shkelur ne tapetin e “Loro Boricit” si kundershtar por tashme Hoxha shprehet se eshte privilegj te luash me bluzen e Vllaznise.
Ashtu si Bicaj, edhe Hoxha konfirmon se ka ardhur ne Shkoder me objektivin e vetem per te arritur kupat e Europes.
Me Ylli Hoxhen dhe Ditmar Bicaj, Vllaznia eshte nje skuader thuajse e kompletuar por pengesa e vetme eshte mungesa e nje sulmuesi per te cilin drejtuesit e klubit kembengulin se do ta afrojne shume shpejt.