Prej vitesh drejtuesit e automjeteve qe detyrohen te presin me dite te tera per te kryer kolaudimin e makinave kane akuzuar per korrupsion ne mbajtjen e rradheve. Per mediat ata kane shprehur shqetesimin se persona te caktuar dalin nga oret e para te mengjesit duke zaptuar rrugen dhe shesin rradhen por askush nuk reagoi. Disa here u regjistruan edhe incidente mes drejtuesve te automjeteve por kjo nuk i mjaftoi drejtorise se policise e cila ndodhet vetem pak meter larg. Vetem kete te enjte te 4 gushtit erdhi edhe reagimi i tyre, ku permes nje deklarate per shtyp uniformat blu njoftuan arrestimin e dy personave. Ne te thuhet se pranë ambjenteve ku kryhet kontrolli teknik i automjeteve në Shkodër dyshohej se persona të pa autorizuar qëndronin duke mbajtur rradhën që krijohej nga automjetet që prisnin për kryerjen e kontrollit teknik me qëllim ” shitjen” e saj në këmbim të shumave 1500-2000 lekë ndaj qytetarëve.Nisur nga kjo situate është organizuar puna për mbikqyrjen e situatës dhe si rezultat janë kapur në flagrancë 2 shtetasit Agim Shkjau, 49 vjeç, dhe Çesk Prela, 26 vjeç, te dy banues ne shkoder. Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për “Korrupsion aktiv në sektorin privat” i 6 shtetasve te tjere. Sipas policise, puna per identifikimin dhe kapjen e autoreve po vazhdon. Kjo eshte nje histori e njohur abuzimesh, por sic thote nje fjale e urte popullore, me mire vone se sa kurre.