Tuesday, August 16, 2022
HomeSport15 dite nga fundi i merkatos

15 dite nga fundi i merkatos

-

Ne kuader te fazes pergatitore qe po zhvillohet ne Berane te Malit te Zi, Vllaznia ka programuar edhe disa ndeshje miqesore. Pasi fitoi te paren me rezultatin e paster 3-0 kuqeblute do te luajne te merkuren nje tjeter 90 minutesh por tashme te nje niveli tjeter. Stafi drejtues ka perzgjedhur si kundershtar ekipin e Bjellopoljes qe garon ne kategorine e pare te futbollit Malazez. KY takim pritet ti sherbeje teknikut Cungu sidomos per te provuar sulmuesin serbo- boshnjak Alen Melunoviç. Ne ndeshjen e pare ai dha shkendija pozitive duke shenuar dy gola por duke bindur edhe ne loje. Por pervec tij, stafi drejtues nuk perjashton mundesin e afrimit edhe te ndonje lojtari tjeter ne prove. Ata po punojne per te sjelle ne ekip te pakten edhe dy futbollist, nje per repartin e mesfushes ne rolin e organizatorit dhe nje sulmues por kur kane mbetur edhe 15 dite nga fundi i merkatos gjerat duken te veshtira. Kosovari Nebihi qe konsiderohej si nje futbollist me shume cilesi u largua ne menyre te cuditshme nga kampi i kuqebluve ne Berane. Sic duket ai nuk ka pranuar te provohet pasi e konsideronte veten si nje lojtar te afirmuar dhe me nje karriere te gjate. Shume emra po fliten keto dite per Vllaznine kryesisht nga superliga por koha dhe largesia e kuqebluve nga shqiperia nuk eshte ne favorin e tyre. Sidomos ne sulm, shkodranet duhet te godasin serish ne merkato dhe tashme nuk ka me vend per lojtare ne prove.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,436FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts