Friday, April 19, 2024
HomeSportFamiljet sportive shkodrane

Familjet sportive shkodrane

-

Cikli i dokumentarëve televiziv sportiv kushtuar familjeve sportive shkodrane që po transmetohet në ekranin e TV1 Channel, mbrëmjen e së hënës së 15 gushtit kishte për protagonist familjen sportive “Dibra”. Ideuesi dhe realizuesi i këtij emisioni gazetari Gaspër MARKU risolli në vemendje të opinionit sportiv shkodran dhe më gjërë një nga figurat më të spikatura futbollistike të qytetit të Shkodrës Muhamet Dibren, mbrojtësin e pakalueshëm të krahut të djathtë të Vllaznisë, por edhe të Partizanit dhe kombëtares së Shqipërisë. Nën shembullin e tij, tradita futbollistike në familjen “Dibra” do të vijonte edhe me djemtë e tij, Myfitin, Menduhin dhe Naimin, për të vazhduar më pas edhe nipat e tij, Orjon Dibren dhe sidomos Admir Telin, djalin e vajzës së tij Melek që kapi majat më të larta të kombëtares shqiptare, deri edhe tek sternipat që sot po përgatiten në Shkodër dhe Gjermani.

Dokumentari sportiv “Familjet Sportive Shkodrane” vijon javen e ardhshme me familjen sportive “Dervishi”, ku natyrisht në qëndër të vemendjes është figura shumëplanëshe e Qazim Dervishit, e cila spikat si futbollist, basketbollist, atlet, arbiter futbolli, organizator dhe drejtues i sportit, ku më pas traditen sportive e pason tek djemtë nipat dhe stervipat e tij, ndër të cilët babë dhe bir, Astrit dhe Melis Dervishi bëhen shumë të njohur deri në cilësinë e arbitrit ndërkombëtar të futbollit. Më gjërësisht, takimi, të hënën e ardhshme në orën 21.00 – Familjet Sportive Shkodrane në TV1 Channel!

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts