Friday, April 19, 2024
HomeKronikaZjarr ne nje hotel ne Shengjin

Zjarr ne nje hotel ne Shengjin

-

Një hotel në bregdetin e Shëngjinit u përfshi nga flakët mbrëmjen e së hënës, por fatmirësisht nuk pati të lënduar vetëm deme materiale. Flakët janë konstatuar në katin e fundit të hotelit, në sistemin elektrik duke krijuar frikë dhe panik tek pushuesit, për shkak të tymit që u përhap me shpejtësi.

Ka qënë ndërhyrja në kohë e përsonelit të hotelit me pajisjet fikëse të zjarrit që solli në pak minuta minimizimin e flakëve, deri në mbërritjen e zjarrfikësve që mundësuan shuarjen e plotë të tyre. Fillimisht u bë stakimi i energjisë në të gjithë zonën, e më pas ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës fillimisht neutralizoi situatën, e më pas mundësoi shuarjen e plotë të flakëve. Nga verifikimet në vendngjarje nuk rezulton të ketë patur të lënduar, pasi në momentin e zjarrit kishte pak pushues dhe ata u evakuan me shpejtësi. Shkëndija elektrike dyshohet të jetë shkaktarja e zjarrit e cila përfshiu panelin elektrik e më pas u përhap edhe në ashensor, por pa dëmtuar dhomat e hotelit. Pasi zjarrfikëset kanë garantuar normalizimin e situatës, në hotel është rikthyer energjia dhe pushuesit që kanë vijuar normalisht ditët e tyre të pushimit. Nga shërbimi zjarrfikës në Lezhë bëhet me dije se situata është nën kontroll në të gjitha hotelet e zonës dhe për çdo rast egziston gatishmëria e këtij reparti.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts