Friday, December 6, 2024
HomeKronikaShkodra “kryeqyteti” i kanabisit

Shkodra “kryeqyteti” i kanabisit

-

Dikur ishte Lazarati, tani “kryeqyteti i kanabisit” është Shkodra. Ky është përfundimi i raportit sekret të organeve ligjzbatuese në Shqipëri i cili liston plot 363 zonat problematike nga veriu në jug. Dokumenti u hartua me ndihmën e partnerëve nga Gjermania dhe Italia, duke dhënë një panoramë të plotë të trafikut të kanabisit. Tendenca e kultivimit ketë vit ka kaluar parashikimet. Trafikantët kanë siguruar fara kanabisi me rritje të shpejtë dhe cilësi. Gjithë sasia e hashashit kalon në perëndim, por këtë radhë, duke ndryshuar edhe rrugët tradicionale. Tonelatat me droge ndjekin itinerarin: Shkodër-Mali i Zi-Serbi-Hungari dhe më pas në Gjermani. Raporti thekson se çdo vit në Europë harxhohen 24 miliardë euro për drogën dhe një pjesë e mirë e këtyre fitimeve u kalojnë grupeve kriminale shqiptare. Bimët narkotike në qarkun Shkoder vijojnë të kultivohen në raste të shumta, por zbulueshmëria mbetet e ulët. Këtë vit ka një tendencë në rritje të kultivimit dhe ndikues është terreni i thyer malor dhe bashkëpunimi jo efiçent midis policisë dhe pushtetit lokal. Harta e parcelave me kanabis është zgjeruar. Të dhënat flasin edhe për ndryshimin e teknikave të kultivimit, ku shfrytezohen sipërfaqe toke në pronësi publike. Kultivimi po behet edhe në tunele, ambiente të mbyllura, magazina, serra, si dhe laboratorë nëpërmjet energjisë elektrike. Sipas partnerëve italianë plantacionet e drogës në Shqipëri janë dyfishuar brenda dy viteve. Sipas tyre biznesi kriminal i kanabisit që qarkullon miliarda euro, për herë të parë e ka thyer murin e 1 mijë tonëve në vit. Raporti i Guardia di Finanza-s, thotë se në Shqipëri në vitin 2015 kishte plot 1200 plantacione droge. Klanet e spostuara në zonën e Shkodrës jane më të vështira për t’u kontrolluar. Në vitin 2015 janë zbuluar 243 mijë bimë kanabis gjatë aktivitetit që ka sjellë shfrytëzimin e 15.83% të territorit shqiptar. Numrat janë në rritje në krahasim me vitin e kaluar kur ishin 815 plantacione dhe 165 mijë bimë. Në raport thuhet gjithashtu se situata po monitorohet me kujdes jo vetëm nga Italia dhe BE, por edhe nga SHBA. Në qarkun Shkodër zonat problematike vijojnë të mbesin Malësia e Dukagjinit, Temali dhe Shllaku, si dhe njësia administrative e Rrethinave bashkë me disa fshatra të Nën Shkodrës. Raporti evidenton se Droni është mjeti më i fundit që po përdoret nga trafikantët e drogës për të monitoruar mbarëvajtjen e punës në plantacionet e mbjella. Kjo metodë, përdoret krahas rojeve të armatosura që trafikantët kanë vendosur për të mbrojtur dhe mbajtur të sigurta plantacionet e tyre.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts