Friday, March 29, 2024
HomeSportVllaznia e nis me Kukesin ne Shkoder

Vllaznia e nis me Kukesin ne Shkoder

-

Ne ambientet e Federates Shqiptare te futbollit eshte hedhur shorti I kategorise Superiore per sezonin 2016-2017. Java e pare e kalendarit, rezervoi per Vllaznine nje ndeshje mjaft te forte perballe Kukesit ne Shkoder. Nje 90 minutesh me shume rivalitet dhe perballe nje kundershtari te nje niveli te larte por qe do te jete edhe si nje feste pasi do te inagurohet stadium “Loro Borici” nga kuqeblute. Shorti nuk eshte aspak favorizues per Vllaznine te pakten ne dy javet e para, pasi pas Kukesit, shkodranet do te udhetojne ne Tirane per tu perballur me nenkampionen e Shqiperise Partizanin. Ne javen e 3 Vllaznia do te prese Flamurtarin e milionave, skuader e cila edhe ne kete sezon ka investuar shume ndersa me pas do te luaje me Korabin. Padyshim qe sfida me e veshtire eshte ndaj kampioneve ne fuqi te Skenderbeut. Ne javen e 5-te ne “Loro Borici” Vllaznia do te prese korcaret ne nje stadium te tejmbushur ku do te kete perkrahjen e tifozerise se zjarrte. Shorti I hedhur nga FSHF-ja, I perballe shkodranet ne vazhdim me Luftetarin, Lacin dhe Teuten ndersa klasikja e futbollit shqiptar do te luhet ne javen e 9-te. Kuqeblute do te presin serish ne “Loro Borici”, Tiranen ne nje nga ndeshjet me emocionuese te kampionatit shqiptar. Edhe këtë vit do të jenë 10 ekipe në kategorinë superiore ku do të zhvillohen 4 faza me 36 ndeshje në total.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts