Ne diten e katert te operacioneve ne terren per asgjesimin e bimeve narkotike, policia e Shkodres pas Pultit e shtriu veprimin e saj ne zonat Shosh dhe Shale te Dukagjinit. Rreth 200 forca policore dhe FNSH ndodhen ne Dukagjin, ku gjatë kontrrollit të ushtruar gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies: 27 parcela me një numër prej 14 718 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva, si dhe u sekuestrua një armë zjarri (pushkë) në cilësinë e provës materiale. Nga shërbimet e DVP Shkodër vijon puna me intensitet dhe angazhim maksimal në terren me qëllim zbulimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të dyshuara me bimë narkotike dhe identifikimin dhe vënien para përgjesgjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal. Materialet Proçeduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 284 e 278 të Kodit Penal.