Thursday, August 18, 2022
HomeSportPas ndeshjes, kaos ne Shkoder

Pas ndeshjes, kaos ne Shkoder

-

Pas ndeshjes Shqiperi – Maqedoni, mbremjen e se Henes qyteti i Shkodres u perfshi nga kaosi. Mijera tifoze qe ishin te pranishem ne kete takim, tentuan te largoheshin nga qyteti por u bllokuan ne rruge. Trafiku i jashtezakonshem ne te gjitha rruget dalese dhe mungesa e informacionit per tifozet shkaktoi probleme te medha ne qarkullim.

Sikur te mos mjaftonin reshjet e dendura te shiut, unaza u bllokua teresisht po as htu edhe rruga nga Parruca ne Xhabije si dhe rruga “Mehmet Pashe Plaku”. Nga stadiumi “Loro Borici” e deri tek Harku i Berdices tifozeve iu deshen rreth 3 ore per te dale nga qyteti.

Ky ishte nje mesazh i mire per drejtuesit e bashkise por edhe policine e shtetit qe per ndeshjet e tjera e sidomos Spanjen te marrin masa te tjera shtese. Fillimisht duhet qe tifozet te informohen me mire pasi ata qe vinin per here te pare nga Maqedonia, Kosova apo Mali i Zi nuk kishin dijeni per akset e Shkodres ndersa parkingu u kthye ne nje makth me vete.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,441FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts