Thursday, April 25, 2024
HomeKronikaAsgjesohen 4654 bime kanabis

Asgjesohen 4654 bime kanabis

-

Vijon aksioni anti-cannabis nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe konkretisht nga Komisariatet Vau Dejës dhe Pukë ku në operacionet policore të zhvilluara në datë 09.09.2016 janë asgjësuar me anë të djegies gjithsej 4654 bimë të dyshuara narkotike me gjatësi nga 80 deri në 170 cm dhe në toka publike.
Konkretisht :Në Vau Dejës, në Njësinë Administrative Shllak u asgjësuan 38 parcela 3357 bimë narkotike, pa autor. ��Në Pukë, në zonat Gjegjan dhe Luf u asgjësuan në 3 parcela 1297 bimë narkotike pa autor. Materialet për veprimet e kryera në Pukë do të percillen Prokurorisë Pukë ndersa ato të kryera në zonën e Vaut të Dejës i percillen Prokurorisë Shkodër.
Nderkohë bëhet me dije se do vijojë pa ndalim aksioni anti – cannabis nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër edhe me ndihmën e 15 grupeve të FNSH Shkodër dhe do të veprohet në dy drejtime në zonën e Pultit të Shkodrës dhe në zonën e Shllakut dhe Temal të Vau Dejës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts