Wednesday, April 24, 2024
HomeKronikaAsgjesohen 7541 rrenje kanabis sativa

Asgjesohen 7541 rrenje kanabis sativa

-

Pas Pultit, një tjetër kryeplak këtë radhë në fshatin Selce të Malësisë së Madhe po ndiqet penalisht në gjendje të lirë pasi nuk denoncoi parcelat e mbjella me kanabis në territorin e tij. Aksioni i policisë në njësinë administrative të Kelmendit solli zbulimin e 3 parcelave me 4022 bimë, të cilat pas marrjes së provave materiale u asgjesuan me anë të djegies. Kultivuesit edhe këtë herë nuk ranë në prangat e policisë, e cila regjistroi vepren penale kultivim i bimeve narkotike pa autor. Në prokurori materialet u referuan ne ngarkim të 47 vjeçarit me inicialet B.Sh me funksion Kryeplak i fshatit Selc, ku u gjet e kultivuar bima narkotike, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Operacionet e policisë ndërkohë kanë vijuar edhe në zona të tjera të qarkut të Shkodres, ku u asgjesuan ne total 18 parcela me 3519 rrenje kanabis sativa. Ndërhyrja që po vijon prej ditësh u realizua edhe këtë të marte në njësite administrative Pult e Shosh të Shkodrës dhe Shllak të Vau Dejësit. 3374 bime të mbjella në 17 parcela rezultuan në Pult dhe Shosh, si dhe 145 bime u gjeten në Shllak. Sipas njoftimit të policisë, bimët varionin nga 1.7m deri në 2.5m lartësi dhe nuk është arritur që të kapen apo identifikohen autorët e kultivimit të tyre. Bima ishte thuajse e gatshme për korrje dhe dalje në treg. Në terren policia vijon hetimet për kapjen e kultivuesve, por kjo mbetet sfida e madhe për të cilën uniformat blu nuk po kane sukses. Terreni i thyer malor dhe dekonspirimet janë dy problemet kyçe të këtyre aksioneve, pasi sapo jepet sinjalizimi i parë kultivuesit apo punëtorët e parcelave largohen duke ju fshehur policisë. Materialet i janë percjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts