Monday, December 5, 2022
HomeKulturëRikthehet festivali i kenges qytetare

Rikthehet festivali i kenges qytetare

-

Një pauzë e gjatë që ka lënë pas një boshllek të madh në krijimtarinë e re do të marrë fund nga ky vit, duke i rikthyer Shkodres festivalin e këngës qytetare. Tradita e bukur e qytetit të artit dhe kulturës do të rikthehet falë nismës së ndërmarrë nga qendra kulturore “Pjeter Gaci” dhe bashkia Shkoder. Me synimin për ti dhënë një dimension të ri këngës qytetare, por duke ruajtur vazhdimësinë e asaj tradite të trashëguar, për tu bërë pjesë e këtij kompeticioni janë ftuar emrat më të mirë të krijimtarisë letrare e muzikore, por edhe këngëtaret e afirmuar të kryeqendrës së veriut.

Një ndërthurje brezash do të jetë ky festival që do të mbahet në datat 25 – 26 Nëntor në teatrin “Migjeni”. Organizatorët pranojnë se mbi supe kanë marrë një sfidë, por që synon t’i shtojë Shkodres atë pasuri të bukur që ka në gjirin e saj, këngën qytetare.

Gjithçka do të vijë nën interpretimet live dhe festivali do të nderojë me 3 çmime këngët më të mira.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,599FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts