Ka perfunduar ne barazim pa gola sfida e javes se katert mes Korabit dhe Vllaznise. Nje 90 minutesh me shume pak raste per kuqeblute qe deshmoi se shkodranet jane nje skuader e forte ne mbrojtje por pa fuqi ne sulm. Qe ne minutat e para djemt e Armando Cungut morën frenat e lojës duke qarkulluar topin në cdo cep të fushës por pa forcë goditëse. Shtubina nga e majta dhe Vecaj nga e djathta mbështetën në sulm Hebajn por pa rezultat. Në minuten e 13 , Shtubina dhuroi një top të artë në zonë por Vecaj u bllokua nga mbrojtja kundërshtare. 3 minuta më pas ishte Gocaj që nuk arriti të shënjestronte kuadratin me një goditje dënimi. Rastin më të pastër e krijoi Korabi në sekondat e fundit pas një goditje të Priftit që u devijua nga Plaku por Agovic nuk lejoi që porta e skuadrës shkodrane të prekej duke bërë një pritje vendimtare. Pak sekonda pas rikthimit në fushën e lojës, Vecaj kërcenoi me një goditje nga jashtë zonës, ndërsa në të 58-ën, Korabi pretendoi për një 11 metërsh. Fraksioni i dytë nuk dhuroi pothuajse asnjë emocion deri 8 minuta nga fundi kur Korabi mbeti me 10 lojtarë pasi Prençi pengoi dukshëm Pepën e drejtuar për në zonën e rreptësisë së dibranëve. Karton i kuq për mbrojtësin dibran dhe merr persiper te godase kroati Vaitzer por jashte. Skuadra e Cungut nuk arriti t’i shfrytëzonte minutat e mbetura në superioritet edhe pse në minutën e fundit shtesë, per nje moment u duk sikur goditja e Vaitzer perfundoi ne rrjete por jo. Me kete barazim. Vllaznia shkon 6 pikë ndersa javen e ardhshme luan ne Korce perballe Skenderbeut.