Thursday, December 5, 2024
HomeKronikaNis aksioni masiv antikanabis ne Dukagjin

Nis aksioni masiv antikanabis ne Dukagjin

-

Pas mbylljes së fushatës korrëse, një tjetër operacion masiv antikanabis ka nisur policia e shtetit prej orëve të para të mëngjesit të së premtes. 300 forca policore kanë zbarkuar në terren në Shkoder, Vlorë dhe Gjirokastër me urdhër të drejtëpërdrejtë të drejtorit të përgjithshëm të policisë Haki Çako. Në aksion janë përfshirë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që në qarkun e Shkodres po krehin zonën e Dukagjinit e cila prej disa vitesh kryeson listën e kultivimit. Këto zhvillime vijnë pas sasisë rekord të kanabisit që u gjet në një magazinë në një fshat të Krujës ku u sekuestrua 1.3 ton kanabis sativa e tharë e bërë gati për treg. Dyshohet se në zonat ku ka nisur aksioni në fjalë, gjenden sasi të mëdha kanabisi të fshehura në magazinat e përpunimit duke u bërë gati për tregun e huaj. Gjithçka ka nisur në fshehtësi me qëllim që kultivuesit dhe punëtorët të kapen në befasi dhe bëhet me dije se në zonën e Dukagjinit, në operacion nuk është angazhuar asnjë efektiv i komisariatit të Shkodres. Frika nga dekonspirimi, ka bërë që ato të lihen jashtë operacionit dhe në zonën veriore po veprojnë vetëm Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Edhe pse nuk jepen shumë detaje rreth këtij akioni policor, burime brenda drejtorisë së përgjithshme të policisë sqarojnë se ai do të vijojë disa ditë me qëllim krehjen e plotë të zonës ku dyshohet se ndodhen magazinat, kryesisht brenda shtëpive të braktisura, apo edhe në shpellat pranë parcelave. Terreni i vështirë malor por edhe kushtet atmosferike ndikojnë në operacionet policore që po zhvillohen në Dukagjin thonë drejtues të policisë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts