Sekuestrohen 50 kg lende narkotike

0
299

Shkodër
Vijojnë operacionet anti cannabis
Sekuestrohen rreth 50 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, 250 bimë në proçes tharje dhe 2 armë zjarri automatike
Shpallen në kërkim 3 shtetas të dyshuar
Gjithashtu po gjatë paradites në një tjetër operacion u sekuestruan 42 kg Canabis Sativa.
Gjithësej në dy operacione u sekuestruan 92 kg lëndë narkotike.
Nga shërbimet e D.V.P Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin e prodhimit të lëndëve narkotike, në njësinë Administrative Pult, Shkodër është zhvilluar operacioni i radhës anti cannabis.
Si rezultat i këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve :
*P.Sh. 47 vjeç, banues në Shkodër
*L.Sh. 51 vjeç, banues në Shkodër
*A.Sh. 34 vjeç, banues në Shkodër
Gjithashtu në vijim të këtij operacioni u zhvilluan kontrrolle dhe u arrit që :
•Në banesë e shtetasve P.Sh dhe L.Sh u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
-rreth 39 kg lëndë e dyshuar cannabis sattiva
-250 bimë në proçes tharjep të cilat u asgjesuane anë të djegies
-një automatik mod. 56 me krëhër me 30 fishekë
•Në banesën e shtetasit A.Sh. u gjet ambjent i përshtatshëm dhe një numër i konsiderushëm bimësh të dyshuar narkotike në proçes tharje të cilat u asgjesuan me anë të djegies.
•Gjithashtu në një banesë të braktisur në fshatin Boks, Plan u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
-rreth 11 kg lëndë e dyshuar narkotike
-një automatik mod.56 me krëhër me 2 fishekë
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283/2 e 278 të Kodit Penal.