Wednesday, November 30, 2022
HomeKulturë“Je prej shkodret ne kjofte se”

“Je prej shkodret ne kjofte se”

-

Sukses i garantuar ende pa u ngjitur në skenë. Ky është përkufizimi më i mirë që mund t’i bëhet varietes “Je prej shkodret ne kjofte se” e cila do të ketë këtë të shtunë premieren e saj në teatrin “Migjeni” të Shkodres. Një variete ku nuk do të mungojë kënga dhe humori i brilantëve të skenës, mjeshtres së madhe Zyliha Miloti, Besnik Çinarit, Drane Xhaj, Anton Krosaj, Muhamet Çekini, Agron Dizdari etj. Gjithçka është përgatitur nën kujdesin e regjisorit Zehrudin Dokle, i cili rikthehet pas 43 vitesh në Shkoder, aty ku shënoi edhe një prej sukseseve të mëdha asokohe me estradën profesioniste. Trupa po bën provat e fundit në skenën e teatrit, aty ku spektatorit do të duhet të përgatitet për të qeshura pa fund dhe një humor brilant, prej emrave të medhenj të estradës profesioniste, që do t’i rikthejnë qytetit buzeqeshjen e munguar.

Kjo variete ka të garantuar vetëm datën e premieres, të shtunën 19 Nëntor ora 18.00, ndërsa spektatori do të përcaktojë kohëzgjatjen e saj. Trupa e estradës profesioniste ka dhënë prova edhe më herët me të tjera komedi, që janë shfaqur deri në 2 javë rresht.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,590FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts