Tuesday, August 9, 2022
HomeSportVllaznia – Partizani te Dielen ne “L.Borici”

Vllaznia – Partizani te Dielen ne “L.Borici”

-

Pas kombetares shqiptare, rikthehen serish emocionet e superliges. Diten e diele ne oren 17:00 Vllaznia do te luaje perballe Partizanit por ne “Loro Borici” dhe jo me ne “Reshit Rusi”. Nje ndeshje shume e veshtire per kuqeblute pasi luajne perballe nje kundershtari qe kete sezon kerkon me cdo kusht titullin kampion. Vllaznia vjen pas humbjes dhe lojës me shumë gabime të zhvilluara në Kukës, dhe gjatë këtyre ditëve, Cungu dhe stafi teknik kane punuar fort sidomos ne aspektin taktik. Lajmi I mire ne kampin shkodran eshte rikthimi I te demtuarve. Keshtu eshte rikthyer zevendeskapiteni Marku I cili luajti edhe ndaj Kamzes, po ashtu edhe Bicaj, Pepa dhe sulmuesi Hebaj. Mungesa e vetme do te jete mesfushori Bardulla. Ai eshte ndeshkuar me 3 kartone te verdhe radhazi duke u skualifikuar automatikisht. Pra ne 90 minuteshin ndaj nenkampioneve te shqiperise, stafi teknik do te kete te gatshem thuajse te gjithe skuadren duke I shtuar ketu edhe mbeshtetjen e forte te tifozerise shkodrane qe rikthehet ne “Loro Borici”. Nderkohe rreth 3 dite para ketij takimi, ka nisur edhe shitja e biletave. Klub futboll Vllaznia ka bere të ditur se çmimet e biletave do të jenë si më poshtë: Tribuna VIP – 1000 lekë, Tribuna A dhe B – 500 lekë, Tribuna D – 400 lekë, Tribuna C1 dhe C5 – 300 lekë, Tribuna C2, C3 dhe C4 – 200 lekë, Tribuna E – 300 lekë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts