Vllaznia B po vijon me rezultate pozitive ne kategorine e 2 te kampionatit te futbollit shqiptar. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të, kjo skuader ka mundur 4-2 ekipin e Vorës në ndeshjen e luajtur në “Reshit Rusi”. Takimi ka dhuruar shumë spektakel e gola sepse te dy skuadrat zhvilluan nje loje te hapur dhe gjate gjithe kohes ne sulm. Te paret qe kaluan ne avantazh ishin miqt te cilet befasuan por gezimi I tyre nuk zgjati shume pasi sulmuesi Arenc Dibra barazoi gjithcka per Vllaznine B. Avantazhi I kuqebluve do te vinte nga kembet e Bekim Erkoçeviç. Shkodrani shenoi duke e mbyllur pjesen e pare me rezultatin 2 me 1. Spektakli I golave do te vijonte edhe ne pjesen e dyte. Arenc Dibra do te realizonte nje dopiete ndersa goli I 4 mban firmen e Hallunajt. Miqt nga Vora nuk kane cfare te humbasin dhe hidhen te gjithe ne sulm por arrijne vetem ta cojne rezultatin ne 4 me 2 dhe keshtu mbyllet gjithcka. Me këtë trepikësh, Vllaznia B eshte ngjitur në kuotën e 25 pikëve duke e siguruar kete pozicion pasi ka krijuar edhe nje distance te konsiderueshme nga Tirana e vendit te trete. Faza e parë e kampionatit mbyllet javën e ardhshme dhe Vllaznia B ka një transfertë të vështirë në Patos ndaj Albpetrolit. Objektivi I ketij ekipi eshte vendi I pare qe te kualifikon vitin tjeter per nje kategori me lart.