Thursday, December 12, 2024
HomeKulturë“10 urdhnimet” sukses ne “Migjeni”

“10 urdhnimet” sukses ne “Migjeni”

-

Monodrama “10 urdhnimet”, e autorit Roberto Benini u ngjit mbrëmjen e së shtunës në skenën e teatrit “Migjeni” nën interpretimin e aktores Rita Gjeka. Një vepër që synon të ndërgjegjësojë dhe të japë mesazhe paqeje e dashurie, e që vjen në një kohë kur bota po përjeton ngjarje të rënda, ku shumë jetë njerëzish po merren padrejtësisht.

 

Një tjetër apel i përcjellë është edhe thirrja për ndalimin e disa veseve të shoqërisë sonë si tradhtia, s’mira, lakmia etj. Publiku i pranishëm në sallë jo vetëm e mirëpriti këtë monodramë, por la të kuptohet se sot më shumë se kurrë kemi nevojë për të tilla mesazhe që të depertojnë tek çdo mendje dhe zemer.

 

Monodrama “10 urdhnimet” pas dy netëve në Migjeni do të rivihet në skenë sërish, ku nuk do të mungojë edhe rrugëtimi në teatro brenda dhe jashtë kufinjve të Shqipërisë.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts