Monday, December 2, 2024
HomeKronikaSekuestrohen 41 m3 dru, 2 ne pranga

Sekuestrohen 41 m3 dru, 2 ne pranga

-

 

Policia e shtetit dhe ajo pyjore kanë finalizuar një tjetër operacion të koduar “Roja e Gjelbër”, duke goditur një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Operacioni i përqëndruar në njësinë administrative Postribë solli sekuestrimin e 41 metër kub lëndë drusore si dhe 5 automjete që i transportonin, ndërsa në pranga ranë dy shtetas:  Ndue Thepi, 38 vjeç dhe Ridvan Çelaj, 26 vjeç, të dy banues në Shkodër. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në datë 17 dhjetor 2016, në rrugën e fshatit Domen, njësia administrative Postribë, Shkodër janë kapur nga shërbimet policore duke transportuar 11 m3 lëndë drusore me automjetet e tyre tip “IFA” me targë TR 7421 D dhe SH 3697 E, pa dokumentacionin përkatës. Gjithashtu u gjetën të braktisura 3 automjete të tjera ku njëra prej tyre me targë SH 5587 E dhe 2 të tjerat pa targë, të ngarkuara me 30 m3 lëndë drusore në total dhe po punohet për identifikimin e autorëve. Lënda drusore dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa nga ana e policisë vijojnë hetimet për të tjerë persona të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”. Ky është i disati rast që goditet nga policia në këto muaj të aksioneve kundër dëmtimit të kurorës së gjelbërt, ndërsa në fuqi ka hyrë moratoriumi i pyjeve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts