Një tjetër rast trafikimi lëndësh narkotike eshte goditur nga policia e kufirit dhe migracionit ne bashkepunim me seksionin kunder narkotikeve. 62 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva në Pikën Kufitare Bashkimi, Vermosh jane sekuestruar nga ky aksion ndersa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ne njoftimin e saj per shtyp drejtoria e policise ben me dije me 25 dhjetor në afërsi të Pikës Kufitare Bashkimi, në breg të lumit Gërçarë fshati Vermosh, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kane konstatuar se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi. Me te marre kete sinjalizim në bashkëpunim edhe me shërbimet e policisë kufitare të Malit të Zi, ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 4 thasë dhe një çantë dore, ku në total rezultoi një sasi prej 62 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva. Nga ana e sherbimeve policore po vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale. Terreni i thyer malor i ka favorizuar keta te fundit ti ikin policise e cila ne pjesen me te madhe te aksioneve ka deshtuar ne kapjen e trafikanteve. Kufiri i gjelbert me Malin e Zi vijon te mbetet nje pike e lakmuar per rastet e trafikimit te narkotikeve por jo vetem. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentative.