Naten e nderrimit te viteve dhe ditet festive te vitit te ri 2017, bluzat e bardha ne spitalin rajonal te Shkodres do ti presin ne pune, për tu shërbyer qytetareve. Drejtori i këtij spitali, Perparim Çela, tha se eshte hartuar nje grafik i veçante për te gjithe personelin, mjeket dhe infermieret për te qene ne krye te detyres, dhe siguroi se nuk do te ketë asnjë mangësi ne ketë drejtim.
Sherbimi i urgjences eshte i pari qe ballafaqohet me pritjen e pacienteve, ndaj edhe autoambulancat do te jene te gjitha ne gadishmeri për çdo rast qe mund te paraqitet. Drejtori Çela theksoi se përveç mjekeve dhe infermiereve, gjate diteve festive do te jene ne pune edhe pjestare te administrates se spitalit, ne funksion te zgjidhjes se problemeve qe mund te krijohen.