Friday, April 26, 2024
HomeKronikaVelipoje, kanos me arme bashkefshatarin

Velipoje, kanos me arme bashkefshatarin

-

Policia e Shkodres ka arritur te parandalojë një ngjarje kriminale, ndërsa sekuestroi si provë materiale një armë zjarri automatik. Sipas njoftimit për shtyp të drejtorisë vendore, shtetasi P.M, në qëndër të fshatit Gosmiqe e Re, Velipojë, pas një konflikti të çastit është kanosur me armë zjarri nga 60 vjeçari Luigj Dashi. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore nga ana e shërbimeve të policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e stacionit të policisë Velipojë, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: Luigj Dashi, 60 vjeç, banues në Velipojë. Ky shtetas dyshohet se për shkaqe të dobëta ka kanosur me armë zjarri bashkëfshatarin P.M. Nga kontrrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Luigj Dashi u gjet një armë zjarri automatike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vetëm pas marrjes së tyre në pyetje policia do të mund të zbardhe të plotë shkakun e debatit mes tyre, i cili mund të kishte degjeneruar në përdorimin e armës dhe mund të mbyllej me pasoja tragjike. Tashmë materialet proçeduriale i janë referuar Prokurorisë Shkodër për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armë e luftarake dhe e municionit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts