Sunday, December 8, 2024
HomeSportCungu i kënaqur me miqësoren.

Cungu i kënaqur me miqësoren.

-

Ndonëse e vonuar, për trajnerin e Vllaznisë Armando Cungu miqësorja e luajtur në fundjavë në Ulqin, ishte shumë e nevojshme pasi skuadra për herë të parë gjatë ditëve përgatitore ulqinake mundësohet të luajë në fushë të madhe. Prononcimin e tij tekniku shkodran e dha menjëherë pas ndeshjes ekskluzivisht për TV1 Channel, i vetmi që ndoqi nga afër ballafaqimin mes Vllaznisë dhe Akademisë U-19.

Më tej Cungu flet edhe për ardhjen e futbollistit të huaj ku në testimin e parë ka konstatuar se kongolezi me pasaportë belge Landry Muleno, ishte i pastervitur duke e vënë atë në dilemë për vendimin që do të marrë pasi koha që do t’i duhet atij të mbërrijë parametrat e duhur nuk premton, pasi kampionati është shumë i eger dhe skuadra duhet të jetë e gatshme që në sekond të parë.

Sipas planit të hartuar nga drejtuesit e klubit Vllaznia, skuadra duhej të qëndronte për dhjetë ditë në Ulqin, por shtyerja e kampionatit bën që program stervitor të pësojë përsëri ndryshime. Dhe, për këtë tekniku Cungu thotë se do t’i kërkoj drejtuesve të klubit që të qëndrojnë edhe pak ditë në Ulqin, sepse duke shpresuar që të mos kenë më probleme moti, grumbullimi në hotel, me regjimin e duhur sportiv dhe me stervitjen me dy seanca në ditë, skuadra merr një formë më të mirë sportive.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts