Friday, April 26, 2024
HomeSportMiqësorja e ndërprerë nga Vllaznia.

Miqësorja e ndërprerë nga Vllaznia.

-

Vllaznia ka realizuar miqësoren e dytë në Ulqin, aty ku është e grumbulluar që prej tetë ditësh. Por në krahasim me miqësoren e parë zhvilluar të shtunën e kaluar përballë Akademisë Vllaznia U-19 kjo e së hënës është shoqëruar me problem në oraganizimin e saj. Nga sa bëhet e ditur në lidhje me kundërshtarin e kësaj miqëesoreje nuk është se kemi të bëjmë me një ekip zyrtar të kampionatit malazez, por kryesisht me lojtar korean dhe japonez të cilët menaxherët të ndryshëm nga Mali i Zi dhe jashtë tij i grumbullojnë në Podgoricë me qëllim aktivizimin e tyre në ekipet e kampionatit të shtetit fqinjë. Në këtë këndvështim, interesi ka qënë i të dyja palëve, menaxherëve për të testuar kontigjentin e koreano-japonez në sytë edhe të disa përfaqësuesve të klubeve malazeze dhe nga ana tjetër edhe e Vllaznisë për të kolauduar skuadrën në këto ditë përgatitore të minifazës dimërore. Për këtë, tekniku Cungu ka përfituar nga rasti të nxjerrë në fushë njëmbëdhjetëshin më të mirë të tij, mes të cilëve edhe futbollistin e aredhur për provë Muleno. Kështu në portë ka qënë Agoviç, pastaj Gocaj, Cicmil, Vrapi, kongolezi me pasaportë belge Landry Muleno, për të vijuar me Krymin, Krujen, Tafilin, Çinarin, Kalanë dhe Shtubinën. Një ndeshje që për hirë të së vertetes ka nisur të luhej me një ritem të shpejtë duke u evidentuar që në fillim ndërhyrjet e ashpra të skuadrës kundërshtare që përbëhej thuajse e tëra me koreanë dhe japonezë. Në këto kushte ka ardhur edhe goli i avantazhimit për formacionin e improvizuar malazez pas nnjë krosi të dhënë nga nga fundorja dhe më pas të kaluar me kokë në rrjeten e Agoviçit. Më pas, nuk kanë vonuar dhe shkodranët janë kundrapërgjigjur me një supergol të realizuar nga Arlind Kalaja që barazom edhe shifrat në 1 më 1. Edhe pse me këto dy gola të shpejtë në të dy portat respektive, të cilat dhanë sinjalin se mund të shpalosej një nivel i kënaqshëm në fushën e lojës, aty rreth minutës së 30-të takimi nuk ka mundur të vazhdojë më. Shkak është bërë rritja në mënyrë të ndjeshme dhe aspak profesionale e futbollitsëve japonezë, të cilët ndoshta edhe me egon apo edhe dëshirën për të bërë më të mirën nën vëzhgimin e menaxherëve të tyre kanë kaluar çdo limit me ndërhyrjet e tyre tejet të egra në dëm të futbollistëve shkodran, ku më së shumti një gjë të tillë e kanë provuar mesfushorët Kruja dhe Krymi. Në këto kushte tekniku shkodran, Armando Cungu nuk ka hezituar aspak dhe pasi reaguar edhe nga arbitrit dhe sidomos drejtuesve dhe menaxherëve të skuadrës kundërshtare ka kërkuar ndërprerjen e takimit me qëllim evitimin e ndonjë dëmtimi të mundshëm të titullarëve të tij. Kësisoj loja është ndërprerë, dhe pasi skuadra kundërshtare është larguar nga fusha e lojës, pak minuta më pas tekniku kuqeblu ka vijuar me një lojë mes të tijëve duke plotësuar minutazhin e duhur të takimit në fjalë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts