Friday, April 26, 2024
HomeKronikaZbardhet plagosja në qëndër të Shkodrës.

Zbardhet plagosja në qëndër të Shkodrës.

-

Policia e Shkodrës ka arritor të zbardh dhe të bëjë dokumentimin e ngjarjës së të hënës ku ka mbetur I plagosur 20 vjecari Eglion Zuna. Në komunikatën e policisë thuhest se shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i punës së tyre, për një kohë të shkurtër, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin e autorëve të dyshuar si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve, konkretisht:

* Adam Ademi, 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëvë luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

* Arben Ademi, 54 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëvë luftarake dhe e municionit”

* Eglion Zuna, 20 vjeç,  banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëvë luftarake dhe e municionit”

Në momentin e ngjarjes, shtetasi Eglion Zuna (i dëmtuari), ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, tip “Benz”me targë AA 550 DX, në shoqërinë e shtetasit Adam Ademi dhe një shtetaseje të huaj. Nga veprimet e kryera rezulton se autori i dyshuar i kësaj ngjarjes është shtetasi Adam Ademi, i cili pas ngjarjes është larguar së bashku me mjetin tip “Benz” me targë AA 550 DX, duke penguar në zbardhjen e së vërtetës. Ndërsa arma e zjarrit Pistoletë TT, me të cilin është kryer plagosja ka qenë e të dëmtuarit Eglion Zuna, e cila u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale në një hotel në zonë, pronë e shtetasit Arben Ademi, i cili ka kundërshtuar forcat e policisë në kryerjen e detyrës. Në vendngjarje u gjet një gëzhojë armë zjarri, pistoletë, kalibri 7.62 mm, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.I dëmtuari është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Lidhur me motivin e ngjarjes po punohet për sqarimin e plotë të tij, por paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndodhur aksidentalisht.  Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Shkodër. Ndërsa nga sa mësohet nga burime pranë policisë së Shkodrës I dëmtuari Eglion Zuna 20 vjec është vetë plagosë me armën e zjarrit, të cilën e kishte në mjet dhe po luante me të. Gjatë lojës me armën e zjarrin ai është vetë plagos dhe plaga ka qenë në pjesë të trupit dhe jo në këmbë sic raportonte policia në informacionin paraprak të saj. Por cila është e vërteta e plagosjes kjo pritët të sqarohet nga ana e organit të akuzës në bazë të hetimeve që po kryhen.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts