Tuesday, August 9, 2022
HomeKronikaLezhe, perfshihet nga flaket mjeti

Lezhe, perfshihet nga flaket mjeti

-

Një automjet me gaz ka shpërthyer në flakë  brenda një pike karburanti në supestraden Lezhë-Laç, por fatmiresisht nga zjarri nuk pati përsona të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 11.00 të paradites së te merkures, ndërsa flaket të cilat moren përmasa të frikshme, vune ne rrezik edhe piken e karbarantit dhe një godinë aty pranë. Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikese të cilët bënë të mundur që te shmanget ndonjë tragjedi, pasi aty pranë ndodhej dhe depozita e  gazit. Sipas të dhënave automjeti me targa AA 870 AP në pronësi të shtetasit Arben Suli ishte me gaz dhe sapo është furnizuar në piken e karburantit ka shpërthyer në flakë. Sapo ka parë zjarrin në automjeti e tij drejtuesi i cili po udhëtonte i vetëm ka zbritur menjëherë nga mjeti, fatmirësisht pa marrë lëndime. Në lidhje me ngjarjen ekspertet e policisë kanë nisur hetimet, ndërkohë që nga të dhënat e para bëhet e ditur se zjarri është shkaktuar nga një defekt që kishte automjeti në impiantin e gazit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts