Friday, April 19, 2024
HomeKulturëRuajtja e thesareve te “Marubit”

Ruajtja e thesareve te “Marubit”

-

Në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” viti 2017-të shënon nisjen e një epoke të re të ruajtjes së thesareve që ka ky institucion. 7 mijë kuti konservimi dhe 82 mijë zarfe speciale për arkivimin e negativëve me një vlerë prej 70 mijë eurosh janë dhuruar nga qeveria gjermane për këtë muze. Materialet iu dorëzuan nga vetë ambasadorja Susanne Schütz në prani të Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

 

“Marubi” ka një thesar unik kulturor të Shqipërisë dhe ai është një dëshmi e gjallë e vlerave që mbart vendi juaj, u shpreh ambasadorja gjermane Schutz.

I pranishëm ishte edhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati i cili theksoi se muzeu “Marubi” është tregues i identitetit evropian të shqiptarëve.

Materialet e reja mundësojnë të aplikohet një sistem i ri konservimi të 500 mijë negativëve, mes të cilëve 150 mijë prej xhami mjaft të ndjeshëm e me vlerë, qe deri më sot ishin ruajtur në mënyrën jo të duhur. Materialet e arkivimit u siguruan me fonde të Programit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Jashtme Federale, e cila angazhohet të ruajë trashëgiminë kulturore në mbarë botën.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts