Monday, April 21, 2025
HomeSportShkodrani pjese e kursit ne Budapest

Shkodrani pjese e kursit ne Budapest

-

Ish volejbollisti shkodran që më pas u angazhua në pozicionin e trajnerit pranë klubit Vllaznia, Dorjan Tafa ishte pjesë e një kursi të zhvilluar në Budapest. I përzgjedhur nga Komiteti Olimpik Shqiptar dhe Federata e Volejbollit, shkodrani Tafa ishte i vetmi përfaqësues, jo vetem nga Shkodra por edhe Shqipëria që mori pjesë në këtë trajnim me qëllim kualifikimin e trajnerëve dhe shkëmbimin e eksperiencave të ndryshme në sporte të tilla si volejboll, mundje, shtangë, judo, handboll etj ku Shqipëria përfaqësohej për sportin e volejbollit. Pas kthimit në Shqipëri, Tafa flet për aktivitetin në fjalë dhe përvojën e marrë në aspektin profesional.

Për t’u theksuar është se për shkodranin Dorjan Tafa konsideratat dhe vlerësimet nga ana e organizatorë, mes të cilëve edhe pedagogë dhe trajnerë shumë të afirmuar të Universitetit të Edukimit Fizik dhe Sporteve të Budapestit, kanë qënë shumë pozitive. Kështu, në përfundimim të kursit, duke arritur rezultatet maksimale ai është vlerësuar exelent, ku nga 20 pjesëmarrës përfaqësues të shteteve të ndryshme vetem 4 të tillë morën këtë vlerësim.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts