Thursday, September 12, 2024
HomeKulturë“Duke imagjinuar dy rruget e Idromenos”

“Duke imagjinuar dy rruget e Idromenos”

-

Të ndërtuara ndryshe, ferri dhe parajsa e Idromenos u risollën mbrëmjen e së martes në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”. Këtë radhë gjithçka mori jetë nga imagjinata dhe puna e nxënësve te liceut artistik “Prenkë Jakova”. Fantazi e argëtim në krijimin e kolazheve të ndryshme ku nga puna individuale apo në grup, secili prej tyre realizoi vetëpubikimin e parë. Gjithçka erdhi e frymëzuar nga ekspozita “Dy rrugët e Idromenos” e çelur në këtë muze ditët e fundit të janarit, e që do të qendrojë deri më 30 prill për të gjithë artëdashësit. Workshop-i i drejtohet nxënësve të ciklit të mesëm dhe synon t’i përfshijë ato në faqosjen e një materiali fotografik duke mësuar kështu edhe bazat e një koncepti të thjeshtë editorial.

“Marubi Fanzine, duke imagjinuar dy rruget e Idromenos” është vetëm një prej nismave të shumta që ky vit sjell në muzeun kombëtar të fotografisë në Shkoder, i kthyer kështu ndër të vetmit mjedise ku arti dhe kultura thyen kufinjte e imagjinatës por edhe shteteve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts