Edhe pse shpallen fitues në portalin “mësues për Shqipërinë”, jo të gjithë mesuesit do të mund të sigurojnë një vend pune. Gjithçka do të varet nga vendet vakante që sistemi siguron përgjatë një viti, kryesisht nga daljet në pension. Shanset më të mëdha për tu punësuar do t’i kenë kandidatët me më shumë pikë të marra në testim thonë drejtues të ministrisë.
1 vit provë do të duhet të kalojnë me sukses edhe mësuesit fitues për t’u punësuar më pas definitivisht. Kush nuk arrin të kapërcejë këtë sfidë, do të duhet të largohet.
Ankimimet në lidhje me rezultatet e kandidatëve do të bëhen pranë Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar dhe Inspektoriatit të Arsimit.