Wednesday, August 17, 2022
HomeKulturëMonumentet e kultures ne rrezik

Monumentet e kultures ne rrezik

-

Një qytet i mbushur me histori, por që fatkeqësisht monumentet e kulturës po i shkojnë drejt rrënimit të plotë. Investimet në këtë sektor në Lezhë kanë qënë minimale, duke vënë në rrezik historinë dhe kulturën e këtij qyteti të lashtë. Shtëpia e Mlikajve në qender të Lezhës, e shpallur prej vitesh monument kultures sot ajo i ngjan një gërmadhe. Të njëjtin fat ka edhe banesa ku jetoi kolosi i letrave shqipe at Gjergj Fishta, apo shtëpia e Zakajve. Drejtoria e monumenteve të kulturës për veriun ka qënë tërësisht inekzistente, duke ju përkushtuar disa fasadave.

Bashkia Lezhë apelon ndaj ministrisë së Kulturës, institucion që ka në varësi këto objekte, që të marrin masa pasi ky qytet po humbet pjesë të rëndësishme të trashegimisë kulturore. Gjendja bëhët edhe më tragjike, pasi Lezha nuk ka asnjë muze dhe qindra objekte janë të strukura në bodrumin e bibliotekës publike të qytetit. Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo panoramë gri, për vitin 2017 shancet e një ndërhyrje janë zero, pasi fondi për monumentet e kulturës është minimal.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts