Friday, August 19, 2022
HomeShendetesiKujdesi per dhembet tek femijet

Kujdesi per dhembet tek femijet

-

Demtimet e dhembeve mbeten nje nga problemet me te theksuara tek femijet. Prej vitesh ne polikliniken e qytetit ofrohet sherbimi falas per nxenesit e shkollave 9 vjeçare te qytetit dhe fshatit, me qellim qe kujdesi oral te jete ne lartesine e kerkuar. Jane 10 mjeke stomatolog qe gjithsesicili ka te caktuar shkollat duke ofruar te gjitha sherbimet per rregullimin e problemeve te ndryshme te dhembeve.  Shefja e sherbimit stomatologjik Rudina Domnori shpjegon se te gjithe femijet jane te pajisur me kartelat e tyre personale shendetesore dhe prane shkollave merret informacioni i duhur per mirembajtjen e shendetit oral dhe vizitat.

Nje  nder problemet me te medha te shendetit oral tek femijet eshte higjena si  dhe paraqitja e tyre te mjeku jo vetem kur kane dhimbje dhembi , por te pakten nje here ne 6 muaj per kontroll.

Shendeti oral ne periudhen e femijerise luan nje rol mjaft te rendesishem dhe ndikon ne shendetin oral ne faza te metejshme te jetes. Per kete arsye problemet qe mund te shfaqen ne kete periudhe duhet te parandalohen dhe zgjidhen ne menyre profesionale. Larja e rregullt e dhembeve, dhe menyra e shendetshme e te ushqyerit luan nje rol vendimtar per nje shendet oral sa me te mire.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,442FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts