Wednesday, August 10, 2022
HomeSportVllaznia, 1 milion lekë për fitoren vlonjate

Vllaznia, 1 milion lekë për fitoren vlonjate

-

Një milion lekë të reja është shpërblyer skuadra kuqeblu për fitoren e arritur diten e shtunë kundër Flamurtarit të Vlorës. Lajmi bëhet i ditur nga burime brenda klubit kuqeblu, të cilët theksojnë se shpërndarja e shumës në fjalë është bërë në adresë të futbollistëve si dhe stafit teknik kuqeblu në dhomat e zhveshjes menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Vllaznia-Flamurtari, takim ky që përfundoi me rezultain 3 me 2 në favor të ekipit shkodran. Nga sa bëhet e ditur shuma në fjalë është akorduar nga një biznesmen shkodran dashamirës i futbollit shkodran me ndërmjetësinë e ish drejtorit sportiv të Vllaznisë Armir Grima, aktualisht në postin e trajnerit të ekipit tonë kombëtar të futbollit të femrave. Ndonëse nuk bëhet publik emri, thuhet se personi në fjalë ka akorduar edhe herë të tjera premio për Vllazninë si dashamirës i flaktë e skuadrës së qytetit të tij. Veprimi në fjalë është pritur mjaft mirë nga ana e vetë futbollistëve, morali i të cilëve për sfidat e ardhshme është rritur edhe më shumë. Me një ngrohtësi të tillë, kuqeblutë kanë nisur të hënën përgatitjet për dy ndeshjet e kësaj jave, njëra më e rëndësishme se tjetra. E para do të jetë në mesjavë, diten e mërkurë, kur në orën 17.00 kur Vllaznia luan në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit takimin e dytë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë përballë Teutës vendase. Kujtojnë se kuqeblutë udhëtojnë në Durrës me avantazhin e takimit të parë të fituar me rezulttin 1 me 0, me gol të shënuar nga Alsid Tafili. Një rezultat ky që për kuqeblutë konsiderohet pozitiv për kualifikimin në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ndërkohë, menjëherë pas kësaj ndeshje, Vllazninë e pret një tjetër sfide edhe më e vështirë, ajo për kampionat, ku në kuadrin e javës së 22-të të Superliges së futbollit shqiptar luan sërishmi në transfertë. Këtë radhë përballë Korabit të Peshkopisë dhe me të gjitha gjasat, ndeshja në fjalë pritet të luhet në stadiumin e qytetit të Peshkopisë, ku sipas informacioneve më të fundit, pas rikonstruktimit të tij ka plotësuar kushtet e kërkuara nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts