Pas me shumë se nje javë është gjetur trupi i 55 vjecarit nga fshati Gezic i Mirdites i cili u mbyt në ujrat e lumit Fan. Me 5 shkurt Fran Bardhi po kthehej në shtëpi nga të afërmit që i kishte përtej lumit, por rrjedhja e këtij të fundit e ka rrëmber duke i shkaktuar mbytjen. Për gjetjen e tij u aktivizuan policia dhe polumbaret e Reneas por pa rezultat. E ndersa ata që nuk hoqen dorë asnjëhere ishin familjaret të cilet vijuan kerkimet përgjatë të gjithë bregut të lumit deri në daljen e tij në det me shpresen për ta gjetur. Dy ditë më parë ata gjetën rrobat e të ndjerit ndersa një natë më pas u konstatu edhe trupi i 55 vjecarit rreth 500 metra me tutje nga vendi ku kishtë rene në lumë. Mengjesin e se martes polumbaret janë rikthyer në vendngjarje dhe kanë nderhyre për nxjerrjen e trupit të pajetë të Fran Bardhit. Familjaret e 55 vjecarit prej 1 jave kanë hapur dyert e mortit, ndersa tashme do të kenë edhe një varrë ku të kujtojnë të afermin e tyre. Ne kete zone nje nga problemet me te medha per keto familje eshte mungesa e nje ure te mirefillte per kalimin e lumit, duke bere qe ky i fundit te rrezikoje cdo dite jeten e kalimtareve. Me e veshtire situata mbetet per femijet, ndersa rasti i 55 vjeçarit eshte nje kembane alarmi per autoritetet.