Studentët e vitit të parë dhe të dytë të “Pikturës & grafikës” në departamentin e arteve pranë universitetit “Luigj Gurakuqi” erdhen me nje ekspozitë të veçantë të artit pamor në mjediset e galerisë së arteve Shkoder.
Punimet e tyre të fokusuara kryesisht tek portretet, por duke mos lënë pas natyrën e qetë, peisazhin, apo elementet karakteristikë të jetës së përditshme nxiten kureshtjen e vizitorëve, por në të njëjtën kohë i dhanë mundësi pedagogëve të tyre të vlerësojnë në një formë tjetër talentin e studentëve.
Lektori Kananaj e quan teper të rëndësishme nismën pasi i jep mundësi nxënësve të thellojnë studimin, e të përshtaten edhe me tregun e punës që është pikë kyçe.
Ekspozita vjen në kuadër të programit të edukimit dhe do të hapet edhe në mjedise të tjera të qytetit duke përcjellë mesazhin e saj kryesor tek rinia, që arti e kultura të zënë sa më shumë hapesirë në jetën e tyre.