Tuesday, September 10, 2024
HomeUncategorizedKontrolli për sigurine e ushqimeve

Kontrolli për sigurine e ushqimeve

-

Sipas deges se Autoritetit Kombetar Ushqimit Shkoder, u janë bere analizat 125 mostrave te perimeve qe shiten ne tregun e Shkodres sa i perket lendeve kimike, dhe kane rezultuar te painfektuara. Por për te pasur nje siguri me te madhe ne ketë drejtim, ka ardhe koha qe Bashkia Shkoder te punoje për sistemin e tregjeve te hapura, thote inspektori i AKU-se, Hilmi Erkoçi.

Erkoçi thekson se jo vetem gjate veres por edhe ne dimer, prodhimet qe shiten ne mjedise te pasistemuara dhe ne trotuare, perbejne rrezik, ndaj qytetaret duhet te jene te vemendshem dhe kjo e obligon me shume pushtetin lokal qe te mendoje për tregjet e kontrolluara.

Ne rastet e konstatuara me produkte ushqimore jashte standartit, ka vetem nje rruge:asgjësimin e tyre te menjehershem, si ne Puke 28 kintal kafe.

Nevoja për sistemimin e tregjeve te hapura ne qytetin e Shkodres ka shume vite premtohet nga Bashkia, megjithatë ne asnjë rast deri me sot nuk ka marre vëmendjen e duhur te saj për nje projekt përfundimtar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts