Saturday, April 20, 2024
HomeSportGezuar ditelindjen Vllazni!

Gezuar ditelindjen Vllazni!

-

Sot ka ditëlindjen “Vllaznia”. 16 Shkurt 1919-16 Shkurt 2017, 98 vite të Klubit Vllaznia, i pari klub sportiv i krijuar në Shqipëri. Vite këto që sportistët shkodranë të inkuadruar në ekipet me emrin kuptimplotë “Vllaznia” kanë qënë më të spikaturit e veprimtarive sportive kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Në këtë ditë të shënuar për sportin shkodran, TV1 Channel ju sjellë në ekran mesazhet e veteranit të njohur shkodran, një ndër më të moshuarit e brezit të spotistëve kuqeblu, ish basketbollistin dhe ish trajnerin e suksesshëm, 86 vjeçarin Muhamet Sokoli, si dhe dy drejtuesit e klubeve sportive, drejtorin e Sport Klub Vllaznia, Mark Krroqi dhe administratorin e Klubit të Futbollit Vllaznia, Astrit Gjyrezi.

Në ditëlindjen e Vllaznisë merr pjesë edhe televizioni TV1 Channel, ku edhe në emër të të gjithë shikuesve të tij, përfshirë edhe masën sportdashësë, uron “Gezuar ditelindjen Vllazni!”

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts