Policia e Shkodres ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit fqinj të Italisë. Në pranga ra Blerim Shehu, 35 vjeç, banues në Durrës dhe arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi me datë 17.02.2015 është paraqitur ne Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit për të kryer procedurat në hyrje për në Republikën e Shqiperise. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Apelit Bologna Itali, për veprën penale “Mbajtje e sendeve te vjedhura”. Për këtë vepër penale, Autoritetet e Gjykatës së Apelit Bologna Itali, e kanë dënuar shtetasin e lartpërmendur me 10 vite burg.
Ndërkohë në Malësi të Madhe janë arrestuar në flagrancë për vjedhje dy vëllezër. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Të arrestuar janë Jetlum Murçaj, 26 vjeç dhe Fatlum Murçaj, 26 vjeç. Arrestimi në flagrancë i 2 shtetasve (vëllezër binjakë), u be pasi me datë 11.02.2017, Jetlumi dyshohet se i ka vjedhur një motorr tip ZIP-Star, pa targë, shtetasit Gj. N, 22 vjeç, banues në Malësi e Madhe. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë të këtyre shtetasve është gjetur lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva me peshë 1 kg e 140 gr. Motorri së bashku me lëndën narkotike u sekuetruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vjedhje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”.