Friday, April 26, 2024
HomeKulturëVitrina javore e librit

Vitrina javore e librit

-

Mes titujve te rinj qe prezantohen kete jave ne vitrinen javore te librit vjen botimi:
“Premtoj te gaboj” nje liber nga autori Pedro Chagas Freitas. Ky roman bestseller flet per dashurine e cila vjen kur pushojme se qenuri te persosur.  Sepse dashuria na pushton, na trullos dhe na ben te ndjehemi te pavdekshem, menjehere me pas te pambrojtur e pa pike force.Por fuqia e saj me e madhe eshte se na ben te ndjehemi me te lire dhe me nje peshperime i flet drejteperdrejte shpirtit tone.

“Konkubina Ruse” nje roman nga Kate Furnivall jashtezakonisht intrigues dhe me atmosfere epike. Nje histori e madhe dashurie, humbjeje dhe besnikerie. Nje roman plot psheretima, aroma, shpresa dhe deshira per Rusine e fillimshekullit XX dhe te Kines pararevolucionare, qe lexuesi do t’i ndieje ne cdo faqe.

Nje tjeter botim qe ka terhequr vemendjen e lexuesve eshte “Binjakja e heshtur” e Tremayne. Nje thriller qe te mberthen fort dhe te mban pezull. I shkruar shkelqyeshem, mbushur me dritherima psikologjike qe te con drejte nje fundi jashtezakonisht te ndjere.

“Nje familje thuajse e persosur”  nga Jane Shemilt. Ne krye te listave klasifikuese letrare ne mbare boten. I perkthyer ne 18 gjuhe i cili pershkruan me art deshperimin e nje nene dhe kerkimin e dhimbshem te se vertetes hostoria e te cilit kthehet shpejt ne dicka komplekse dhe enigmatike.

“Shkrime per burgun” i autores Rafaela Marteta e lindur ne Shkoder e diplomuar per gjuhe dhe letersi te huaja. Nje kerkuese shkencore prane Qendres se Studimeve Albanologjike. Se fundmi eshte formuar ne Torino te Italise, per narrativen autobiografike te burgut; regjistrimin dhe dokumentimin e saj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts