Thursday, May 2, 2024
HomeSportVllaznia-Teuta, të dielen ora 17.00 në “Loro Boriçi”

Vllaznia-Teuta, të dielen ora 17.00 në “Loro Boriçi”

-

Vllaznia-Teuta, është çifti që do të mbyllë javen e 26-të të Kampionatit Kombëtar të Superliges, takim ky i planifikuar të luhet të dielen në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Një tjetër ndeshje kjo, që pas asaj me Laçin javen e kaluar që vë përballë Vllazninë me kundërshtarë direkt përsa i përket skuadrave që e ndjekin nga poshtë në luftën për mbijetese. Nëse tre pikëshi i javes së kaluar që e ngriti Vllazninë në kuoten e 31 pikëve kishte rëndësinë e shkëputjes në 9 pikë ndaj laçjanëve që renditen në vend të parafundit me pikë të barabarta me Flamurtarin, një tjetër i këtij lloji këtë fundjave bën që Vllaznia të shkojë 7 pikë përpara edhe ndaj durrsakëve që aktualisht mbajnë vendin e shtatë me 27 pikë. Është kjo arsyeja që në Shkodër e konsiderojnë ballafaqimin në fjalë, Vllaznia-Teuta si shumë të rëndësishëm për fatet e së ardhmes së skuadrës së tyre. Kjo, sepse përpos garancisë  që jep kjo fitore në  luftën për mbijetese në Superiore, krijon realisht shanset për të luftuar në kapjen e vendit të katërt, pozicion që aktualisht e mban Luftëtari me vetem dy pikë më shumë se Vllaznia. Në pritje të kësaj ndeshje, tekniku shkodran Armando Cungu së bashku me kolegët e tij Maxhar dhe Dani kanë vijuar me përshtim përgatitjet edhe diten ne enjte në fushën e stadiumit Reshti Rusi”. Ndër të tjera, duke lënë mënjanë mungesen e detyruar të shtatlartit të mbrojtjes Ditmar Bicaj i skualifikuar me tre kartonë të verdhë, ka lajme pozitive përsa i përket infermierisë. Kjo, përsa i përket kryesisht malazezit Stefan Cicmil i cili ka lënë pas dëmtimin duke iu bashkuar grupit të parë, ndërkohë që shenja pozitive duken edhe për mbrojtësin tjetër Antonio Marku, i cili pas një periudhe të gjatë dëmtimi prej tre ditësh ka rinisur stervitjen, por i rekomanduar nga stafi mjekësor të konsumojë një program individual. Ndërkohë, për t’u theksuar janë edhe përmirësimet e mbrojtësit Pjeshka dhe mesfushorit Bardulla, të cilët në sfiden e javes së kaluar me Laçin morën dëmtime në dyluftimet me futbollistët kundërshtarë. Deri të dielen, ditë kur do të luhet ndeshja në fjalë, Cungu ka në dispozivion edhe dy seanca stervitore për të fiksuar emrat që do ntë luajnë në formacion nga minuta e parë, në një ndeshje ku Vllaznia kërkon patjetër fitoren tre pikëshe.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts