Thursday, May 2, 2024
HomeSportVllaznia në Asamblenë e FSHF-së

Vllaznia në Asamblenë e FSHF-së

-

Asambleja e Pergjithshme e Federates Shqiptare të Futbollit e zhvilluar dy ditë më parë në kryeqytet, pasi analizoi punën një vjeçare të institucionit të futbollit shqiptar evidentoi edhe detyrat dhe projektet e periudhës në vijim. Pjesë e truezës së futbollit shqiptar ishin edhe përfaqësuesit e qytetit verior. Natyrisht që klubi i futbolllit Vllaznia ka një peshë jo të vogël të aktivitetit futbollistik kombëtar. Drejtuesi kryesor i këtij klubi, administrator Astrit Gjyrezi, i pranishëm në kuvendin e futbollit shqiptar bën të ditur prioritetet që klubi kuqeblu ka për periudhen në vazhdim.

Një asamble të tillë, por në nivelet lokale Vllaznia pret ta zhvillojë në fund të muajit mars, që duke qënë se KF Vllaznia është pronë e Bashkisë, antarët e saj konsistojnë të jenë antarët e Këshillit Bashkiak.

Ndërkohë, Gjyrezi flet edhe për pozitat aktuale të Vllaznisë në Superiore, dhe konkretisht për ndeshjen e radhës, atë që do të luhet të dielen në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës përballë Teutes mysafire.

Ndër të tjera, administratori Gjyrezi bën të ditur që çmimi i biletave për ndeshjen Vllaznia-Teuta do të vijojë të jetë me të njëjtat nivele si ato të javës së kaluar ndaj Laçit, që do të thotë më konkretisht se në pjesen më të madhe të tribunave, ato kushtojnë vetem 200 lekët të reja.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts