Wednesday, May 8, 2024
HomeSportK. Kombëtar i futbollit për femra

K. Kombëtar i futbollit për femra

-

Java e 13-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për femra ka rezoltuar pozitive për ekipet shkodrane. Vllaznia, kampione kombëtare në fuqi dhe fituese e kupës së Shqipërisë një muaj më parë, Juban Danja dhe Akademi Ajaks kanë dalë fituese në përballjet e tyre. Si zakonisht vemendja më e madhe ka qënë e përqëndruar në ndeshjen e Vllaznisë, ku ekipi i drejtuar nga t Nikolin Lekaj ka shpartalluar ekipin korçar Skenderbeu duke e mundur atë me rezultatin e thellë 10 me 0. Përpos fitores bindëse, futbollistet shkodrane javë vënë në garë për shënimin e golave individualë. Bëhet fjalë për dyshen e njohur të ekipit Megi Doçi dhe Uendi Muja, ku kjo e fundit arriti te shenoje plot 6 here, perkundrejt 4 te Doçit. Golat e Mujes janë ndarë nga tre për secilen pjese, ndërkohë që për Doçin goli parë i saj i shënuar që në minuten e 15-të hapi siparin e golave te ndeshjes. 45 minutat e para u mbyllen 4 me 0 per Vllaznine, e cila shenoi edhe 6 te tjera ne pjesen e dyte. Një fitore të thellë ka arritur edhe Juban Danja e cila ka mundur me shifrat 11 me 1 ekipin tjetër shkodran The Door. Paula Jaku është autore e katër golave, Klaudia Rrotani me 2 dhe pastaj nga një shënuan Krasniqi, Thomai, Haxhalli, Caka, Gega. Fitorja tjetër e ekipeve shkodrane në futboll për femra është ajo e ekipit të Akademisë Ajaks e cila mundi Teutën në transferte me rezultatin 3 me 2. Pas javës së 13-të, kampionatin e kryeson Vllaznia me 39 pikëve duke vijuar e sigurtë drejt titullit kampion edhe për sezonin futbollistik 2016-2017.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts