Friday, April 26, 2024
HomeKronikaPerplas 58 vjeçarin F. H dhe largohet

Perplas 58 vjeçarin F. H dhe largohet

-

Përplasja e një automjeti me një 58 vjeçar që po lëvizte me biçikletë, për pak përfundoi me pasoja tragjike në qender të Shkodres. Aksidenti ndodhi rreth orës 10.35 minuta tek sheshi “Demokracia” ku mjeti tip Fuoristrad Hamer me targë AA610MB, ka përplasur shtetasin Fetah Deltina, 58 vjeç banues në Shkodër i cili po lëvizte me biçikletë. Pas përplasjes mjeti është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qënë kalimtarët e rastit që i kanë ardhur në ndihme të plagosurit, ku pasi kanë njoftuar ambulancën është bërë dërgimi i tij në spitalin rajonal të Shkodres. Ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak se plagët e marra kanë qënë të shumta, ku sipas deshmive në vendngjarje trupi është shkëptur disa metra në ajër nga përplasja me mjetin. Fatmirësisht pas ndërhyrjes së bluzave të bardha ai ndodhet jashtë rreziku për jetën.  Ndërkohë falë veprimeve të shpejta hetimore, si dhe nga deshmitë e qytetareve në vendgjarje u bë i mundur identifikimi dhe lokalizimi në kohë i autorit të dyshuar i cili u kap dhe arrestua në banesën e tij. Sipas policisë ai është shtetasi: Andi Martini, 19 vjeç, banues në Velipojë. Meterialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Largim nga vendi ngjarjes” dhe “Drejtim mjeti në menyrë të parregullt”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts